Aeroporti i Prishtinës, njoftime të tjera me rëndësi për pasagjerët

07 maj 2020 | 11:31

Aeroporti “Adem Jashari” ka njoftuar se do të ketë disa fluturime për në Zvicër dhe Gjermani.

Më datën 9 maj do të jenë dy fluturime, nga Prishtina në Dusseldorf nga ora 13:55, me kompaninë EUROWINGS dhe fluturimi tjetër nga Prishtinë në Basel nga ora 14:50, me kompaninë CHAIR.

Ndërsa më 13 maj do të ralizohen edhe dy fluturime: njëra nga Prishtina në Dusseldorf nga ora 09:15 me agjencinë EUROWINGS dhe fluturimi tjetër nga Prishtina në Stuttgart nga ora 09:55.

Fluturime nga kompania CHAIR do të ketë edhe më 15 maj 2020 nga Prishtina në Zurich.

Aeroporti i Prishtinës kërkon që për fluturime në kthim duhet t’i bëni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt kompanitë ajrore dhe agjencitë.

Po ashtu, duhet të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.

Rezervoni biletën tuaj të fluturimit ose rirezervoni një fluturim ekzistues që mund të keni me Chair Airline përmes internetit të Air Prishtina + 389 2 320 77 22. 22.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nëpërmjet një teksti…