Agim Ademi në Londër takon personalitete të larta të futbollit dhe politikës

01 gusht 2022 | 14:12

Presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Londër ku është ftuar për finalen në konkurrencën e femrave mes Gjermanisë dhe Anglisë.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin anglez, Ademi ka takuar personalitete të larta të futbollit dhe politikës.

Nëpërmjet llogarisë së vet zyrtare në “Facebook”, Agim Ademi ka ndarë me ndjekësit e tij takimet që ka pasur në Britaninë e Madhe

Disa nga takimet e Ademit në Londër:

Gjatë qëndrimit në Londër për finalen e Euro 2022 në konkurrencën e femrave, Angli-Gjermani, pata kënaqësinë që pas një kohe ta ri takoj presidentin e Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko.

Të gjithë jemi të lumtur që ai është mirë dhe për herë të parë ndodhet së bashku me krerët e federatave tjera në një event të UEFA-s pas agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës.

E inkurajova që të vazhdojnë të punojnë dhe ta mbrojnë fuqishëm atdheun e tyre nga agresori rus dhe njëherësh të gjejnë format e mbijetesës së futbollit edhe në kushte lufte, ashtu siç kishim vepruar dikur ne në kohën e pushtimit serb.

Ia shpreha gatishmërinë e Kosovës për ndihmë në të gjitha aspektet, duke akomoduar edhe staf të federatës apo edhe futbollistë ukrainas në vendin tonë, të cilët mund të ndihen të rrezikuar atje, e që do të ishin nën mbikëqyrjen e FFK-së, por edhe nën mbikëqyrjen time personale.

Ai shprehu falënderimet e tij dhe të gjithë komunitetit të futbollit ukrainas për mbështetjen që i ka dhënë Kosova dhe të gjitha shtetet demokratike në botë në këtë periudhë lufte.

Me presidentin e sapo zgjedhur të Federatës së Futbollit të Belgjikës, Paul van den Bulck.

E urova për zgjedhjen në krye të futbollit belg, teksa biseduam për bashkëpunim ndërmjet dy federatave dhe i bëra ftesë që ta vizitojë Kosovën.

Në ndeshjen finale të Euro 2022 për femra, Angli – Gjermani, prezent është edhe i pari i Londrës, Sadiq Khan.

Pata kënaqësi që ishim në të njëjtin ambient dhe t’i shpreh disa fjalë falënderuese për të personalisht dhe për Londrën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë gjithsej…