Agim Cana: I përfaqësoj gjakovarët, Dritën në fundjavë dhe gjitha klubet tjera do t’i presim për mrekulli

05 shkurt 2019 | 14:17

Presidenti i klubit Vëllaznimi, Agim Cana, është i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, në të cilin ka folur për synimet e klubit të tij.

Cana ka bërë një revolucion në klubin gjakovar, duke rikthyer identitetin e dikurshëm, mandje gjakovarët janë klubi i parë që kanë bërë hotel për futbolistët e tyre, të cilët do të grumbullohen para ndeshjeve si vendas. I pyetur për takimin e Vëllaznimit me kampionin e Kosovës, FC Drita, ai ka thënë se është një ndeshje shumë e forte dhe lë të fitojë më i miri.

“Është një gjë shumë e bukur, shumë pozitive, çdo vit kupa po bëhët shumë interesante. Kupa e ka një të veçantë, në kupë nuk ka favorit. Me nga një ndeshje, ndoshta favorizohet ekipi më i fortë. Është shumë e vërtetë që janë eliminuar shumë skuadra të mëdha, dhe kjo është shumë mirë, do të thotë kupa është garë shumë e fortë”, ka deklaruar presidenti Cana.

Tutje, presidenti Cana ka thënë se Vëllaznimi do të mundohet me të gjitha forcat, për ta fituar këtë takim dhe kupën e shohin si mundësi e mirë për të dalë në garat evropiane.

“Edhe këtë vit do të mundohemi më forcat tona, që të vazhdojmë këtë rrugë të mirë që kemi nisur.Unë një gjë di, që ne kemi kundërshtar, kampionin e Kosovës, që meriton shumë respekt por ne do të mundohemi me të gjitha forcat që kemi, është një ndeshje që zgjatë 90 minuta ndikojnë shumë faktorë, jemi vendas, por në fund të fitojë më i miri”, shtoi Cana.

“Ju garantojë, e kam obligim moral, unë përfaqësojë gjakovarët, Drita dhe çdo klub do të mirëpriten në mënyrën më të mirë në Gjakovë”, përfundoi legjenda Cana.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është një nga ato rastet kur provohet se qeni…