Agjenda e Kurtit sot, Dragash – Prishtinë

28 tetor 2022 | 08:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ora 10:00 sot do të jetë në Dragash nga ku do të marrë pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore në këtë komunë.

Ky panair organizohet nga Expo-Sharri, ku do të promovohen produktet vendore të kësaj ane.

Më pas, Kurti do të kthehet në Prishtinë ku do të merr pjesë në manifestimin tradicional informativo-kulturor, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit.

Ky manifestim ka moton “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë” dhe do të mbahet nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

Agjenda e tij është bërë e ditur nga zyra për informim e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, ka thënë se nëse kryeministri…