Agjenti i Di Marias: Jemi afër finalizimit të marrëveshjes me Juven

27 qershor 2022 | 16:28

Agjenti i Angel Di Marias konfirmon se po flasin për detajet përfundimtare të kontratës me Juventusin.

Di Maria është shumë afër të bëhet lojtari më i ri i Juventusit. Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, duke thënë se janë në fazën përfundimtare të bisedimeve me ekipin nga Torino.

“Ne po flasim për detajet përfundimtare dhe presim që Juventusi të japë OK për disa gjëra”, ishin fjalët e agjenti të Di Marias për gazetën ‘La Stampa’. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon plus bonuse, megjithëse mund të ketë edhe një opsion për një vit të dytë.

‘El Fideo’ do të kalojë në ‘Allianz Stadium’ si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me PSG.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq,…