AGK: Sulmi ndaj veturës së gazetarit është sulm ndaj interesit publik dhe demokracisë

18 tetor 2020 | 15:40

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar ashpër sulmin me armë zjarri ndaj veturës së gazetarit të gazetës “Reporteri”, Shkumbin Kajtazit.

AGK-ja ka vlerësuar se ky sulm rëndon jo vetëm klimën e të bërit gazetari, por edhe jetën e gazetarëve.

AGK-ja ka ftuar organet kompetente që ta hetojnë sa më shpejt këtë rast.

“Për AGK-në, sulmi me armë zjarri në veturën e gazetarit Kajtazi është tejet shqetësues dhe rëndon jo vetëm klimën e të bërit gazetari, por rrezikon edhe jetën e kolegëve tanë. AGK fton organet kompetente që ta hetojnë sa më shpejtë këtë rast, në mënyrë që personat që kanë kryer këtë akt të dalin para drejtësisë.  Është shqetësues fakti se si brenda një periudhe prej katër muajsh kanë ndodhur dy sulme në drejtim të gazetarit, Shkumbin Kajtazi. Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj interesit publik dhe demokracisë në vend”, është thënë  në reagimin e AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve ka treguar se e ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës që ka konfirmuar se janë duke e hetuar ngjarjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi më i madh në futbollin e Kosovës mes Dritës…