Drita ndalet në barazim nga Gjilani

18 tetor 2020 | 15:38

Derbi më i madh në futbollin e Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit përfundoi baras 0-0.

Skuadra kampione ishte dominuese në këtë ndeshje, por assesi nuk arriti të gjejë rrugine  golit që do t’i siguronte fitoren e katërt.

Rastin e parë në ndeshje e pati pas pesëmbëdhjetë minutave lojë, Kastriot Rexha, por goditja e  tij u bllokua nga kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati. Në minutën e 30-të, Xhevdet Shabani tentoi nga gjuajtja e lirë, mirëpo në vend ishte portieri Koliçi. Ky i fundit pas katër minutave ndali edhe gjuajtjen e Ilir Blakçorrit.

Në pjesën e dytë, Gjilani me shumë u mundua nëpërmjet kundërsulmeve të rrezikojë portën kundërshtare, derisa Drita pati një rast të mirë, por Festim Alidema gjuajti plogësht dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në botë aktualisht janë 75 studime të regjistruara mbi vaksina…