Agron Perquku emërohet drejtor i Inspektoratit Komunal në Vushtrri

19 tetor 2020 | 16:07

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se me propozim të degës së LDK-së në Vushtrri, ka emëruar Agron Perqukun, drejtor të Inspektoratit Komunal.

“Në një ceremoni solemne, drejtori i deritashëm, Rrahim Ajeti e ka dorëzuar detyrën. I jam mirënjohës përjetësisht për angazhimin, lojalitetin dhe punën profesionale drejtorit Rrahim Ajeti. Puna e tij dhe e inspektorëve në kohën e pandemisë Covid-19 ka shpëtuar jetë! Do të vazhdojmë bashkë në detyra dhe angazhime të reja. Agroni ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë në fushatën e fundit lokale, ndërsa përvoja e tij në dy mandate në Asamblenë Komunale do të tregohet me suksese në angazhimin e ri”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari Tahiri.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar të hënën për…