Ahmeti: Asociacioni nuk është parakusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës

18 prill 2024 | 11:08

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është parakusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pas zërave se ajo duhet të bëjë hapa në këtë drejtim para votimit vendimtar në maj.

Duke folur një ditë më parë në një konferencë për media në Prishtinë, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi që Kosova të pranohet në këtë organizatë, Ahmeti tha se Asociacioni është kusht pas pranimit.

“Neni i 11-të i raportit të Dora Bakoyyanis [për Kosovën] tregon qartë se, sa i përket këtij zotimi, duhet të adresohet pas anëtarësimit”, tha Ahmeti i pyetur nëse Kosova do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese draft-statusin e Asociacionit para votimit në maj.

Ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës do të vendosin përfundimisht rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës gjatë një takimi më 16 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola pas eliminimit nga Liga…