Guardiola: Përgëzoj Realin për rezistencën deri në fund

18 prill 2024 | 11:07

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola pas eliminimit nga Liga e Kampionëve e ka përgëzuar Realin e Madridit për aftësinë e tyre për të rezistuar deri në fund. Ai është shprehur i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra e tij, por për fatin e keq që nuk arriti të fitonte.

“Unë përgëzoj Real Madrid për aftësinë e tyre për t’u mbrojtur dhe rezistuar deri në fund, ata bënë një ndeshje shumë të mirë dhe ne nuk ia arritëm qëllimit në detajet e fundit. Mendoj se tre ndeshjet kundër Real Madrid që luajtëm, e kemi bërë shumë mirë. Në ‘Bernabeu’ nuk luajtëm njësoj. Ne provuam gjithçka, nuk jam penduar. Ne trajnerët gjithmonë përpiqemi të krijojmë më shumë dhe të pranojmë më pak në çdo ndeshje, sepse kjo të ndihmon të fitosh. Ne bëmë gjithçka, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ndërsa ata bën mirë në mbrojtje dhe në kundërsulme, por dihet që Reali ka një nivel të lartë dhe cilësi të mahnitshme. Skuadra jonë luajti një ndeshje të mrekullueshme në çdo aspekt, por për fat të keq nuk fituam”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani shihet duke shkuar në Kuvend…