Ahmeti i uron shërim të shpejtë Isa Mustafës

10 korrik 2020 | 21:21

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka uruar shërim të shpejtë liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ish-kryeministri Mustafa ka njoftuar sot se ka dalë pozitiv me Covid-19.

“Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund t’i uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik. Nuk po them se secili duhet të brengoset për shëndetin e Isa Mustafës, por mosbrengosja dallon prej urimit për më vdek prej sëmundjes. Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi. Zotit Mustafa dhe të tjerëve të prekur nga virusi ju uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Werder Bremen ka nisur bisedimet me disa klube për shitjen…