Ahmeti nënshkruan marrëveshje për zhvillimin e sektorit të turizmit

22 mars 15:49

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar të enjten një marrëveshje mirëkuptimi për zhvillimin e sektorit të turizmit në rajonin e Prishtinës.

Kjo marrëveshje mirëkuptimi u nënshkrua me projektin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që implementohet nga Swisscontact.

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Kulturë e Sport ka për synim zhvillimin e turizmit krahas investimeve në infrastrukturën kulturore në qytet dhe ruajtjen e trashëgimisë. Prandaj, do të investohet në restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe do të themelohen dy muze për promovimin e artit bashkëkohor të Kosovës.

Përmes këtij projekti, Swisscontact do të bashkëpunojë me Komunën e Prishtinës në zhvillimin e strategjisë për turizëm, gjetjen e modeleve të menaxhimit efikas të monumenteve, trajnimin e guidave dhe zhvillimin e produkteve turistike duke kontribuar kështu në rritjen e të hyrave dhe të punësimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip…