Ahmeti: Nga ky vit, institucionet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike

03 janar 2024 | 15:55

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë ka kërkuar nga institucionet që nga ky vit të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se siguria e qytetarëve është primare.“Këtë fundvit rreth 25 qytetarë (kryesisht të mitur) të lënduar nga mjetet piroteknike, kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm në Klinikën Emergjente në Prishtinë.Kjo nuk guxon të ndodh më”.

“Nga ky vit, institucionet duhet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike, ndërsa vetëm komunat dhe qeveria të organizojnë spektakle me fishekëzjarre në ndërrim të viteve”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj gjigantit shtetëror rus të…