Ahmeti nxjerr urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

14 dhjetor 2018 | 18:20

Kryetari i Komunës së Prishtinës,  Shpend Ahmeti, në bazë të kompetencave të tij, ka lëshuar të premten urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, kjo urdhëresë vlen për periudhën 30 dhjetor 2018 deri më 3 janar 2019. “Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë urdhëresë, do të gjobitet 100 euro. Për zbatim të urdhëresës, kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të…