
Ahmeti: Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes
16 janar
21:33
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Pallati i Rinisë është drejt rimëkëmbjes.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Pallati i Rinisë për një muaj e gjysmë ka mbledhur të hyra rekorde, pa paguar gjithë pagat dhe nje pjesë të vogël të borxhit.
“Shpejtë e paguajmë gjithë borxhin dhe lëvizim drejt projekteve kapitale të renovimit të pjesëve të ndryshme, përfshi edhe luftën ndaj çfarëdo lloj parregullsie”, ka shkruar Ahmeti.
Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes. Për një muaj e gjysmë ka mbledh të hyra rekorde, ka paguar gjithë pagat dhe nje…
Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Mercredi 16 janvier 2019