Ahmeti, Ramës: Jemi një hap larg BE-së, ngrite zërin edhe më shumë, na ke në krah

23 nëntor 2023 | 14:03

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, i ka shprehur mbështetje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në edicionin e tretë i Samitit të Diasporës që po mbahet në Tiranë.

Ahmeti ka thënë se “Evropa nuk mund të jetë e qetë pa Ballkanin Perëndimor”, ndërsa ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë “një hap para anëtarësimit”.

Ai i ka kërkuar Ramës ta ngrisë zërin “edhe pak” dhe duke i thënë “na ke në krah”.

“I dashur Edi, ne mendoj që jemi një hap para anëtarësimit. Edhe pak duhet edhe më fort ta ngrisësh zërin, ashtu siç e ke ngritur deri më tani. Ne të tjerët nuk na ke pasur, por na ke në krah. Kështu që, do të doja t’ju uroj shëndet të gjithë juve. Të rrojë populli shqiptar”.

“Luftërat i fituam, edhe politikisht, edhe ushtarakisht, edhe diplomatikisht. Sot kemi një luftë të re dhe më të fortë. Ta bëjmë të begatë atdheun tonë. Të organizohemi shumë më fort sesa jemi të organizuar”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja ndërkombëtare për ratifikimin e kredisë për programin e financave…