Ahmeti: Romani i Bardhyl Mahmutit, dëshmi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë

18 maj 2022 | 17:00

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar veprimtarin e çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti për romanin “Eskadronët e vdekjes – Kronikë e një kasaphane”, i cili nxjerrë në pah gjenocidin serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ahmeti ka thënë se opinioni kombëtar dhe ai ndërkombëtar me këtë vepër të Bardhylit që kompleton mozaikun e dëshmive e ka tashmë edhe më të qartë dhe nuk mund të mohojë se në Kosovë është kryer gjenocid nga ushtria dhe policia serbe.

“‘Eskadronët e vdekjes – Kronikë e një kasaphane’ është romani i bashkëveprimtarit tim të çështjes kombëtare Bardhyl Mahmuti që me përmbajtjen e pasur faktologjike hedh dritë mbi të vërtetën dhe drejtësinë e Kosovës, kauzë për të cilën dikur në LPK na u bashkuan rrugët e jetës. Opinioni kombëtar dhe ai ndërkombëtar me këtë vepër të Bardhylit që kompleton mozaikun e dëshmive e ka tashmë edhe më të qartë dhe nuk mund të mohojë se në Kosovë është kryer gjenocid nga ushtria dhe policia serbe. Bardhylit i urova shëndet duke e falënderuar që faqet e këtij librit i solli edhe tek ne, pasi kujtimet mbi rrugëtimin e Kosovës dhe kauzën e saj të drejtë duhen ruajtur të përjetshme në vetëdijen e brezave pas nesh”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është e…