Ahmeti: Sivjet fillon ndërtimi i parkingut nëntokësor në kryeqytet

17 qershor 2019 | 11:29

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se këtë vit do të fillojë ndërtimi i parkingut nëntokësor në kryeqytet.

Ahmeti nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar se ky parking do të ketë kapacitet prej mbi 500 vendparkime.

“Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) i ka dhënë të drejtë Komunës për parkingun nëntokësor dhe për procedurat e ndjekura, prandaj tani mund të vazhdojmë. Parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime do të fillojë ndërtimin sivjet. Parku sipër do të zgjerohet”, ka shkruar Ahmeti.

Parkingu nëntokësor në Prishtinë do të ndërtohet tek fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të odave të bizneseve në Kosovë dhe prodhues vendorë…