Ahmeti thotë se po përgatiten për testime serologjike ndaj Covid-19

07 korrik 2020 | 13:00

Një ditë pasi në kryeqytet janë shënuar 102 raste të reja brenda vetëm 24 orësh, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se janë duke i përgatitur kapacitetet brenda QKMF-ve për të nisur testime serologjike ndaj Covid-19.

Ahmeti pas takimit me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se tani detyrë e shtetit është ta ngadalësojë përhapjen e virusit, në kohën kur vendi ka regjistruar 195 infeksione të reja, duke shënuar kështu rekord në nivel ditor që nga shpërthimi i epidemisë më 13 mars të këtij viti.

“Ne e kemi detyrë ta ngadalësojmë përhapjen e virusit që të mos vijë deri te kolapsi. Komuna e Prishtinës është e fokusuar me teste serologjike me 1 mijë deri 1 500 teste”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se assesi nuk duhet të lejohen tubimet e mëdha pasi përhapja e virusit është e madhe.

Prishtina prin për nga numri i infeksioneve në nivel vendi me gjithsej 900 raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi,…