Azemi: Rreth 40 për qind e mjeteve nga pakoja emergjente janë keqpërdorur

07 korrik 2020 | 12:56

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka ngritur sot shqetësimet e tij në lidhje me zbatimin e pakos emergjente fiskale, duke thënë se rreth 40 për qind të mjeteve të ndara me qëllim të zbutjes së pasojave nga Covid-19, janë keqpërdorur.

Në një konferencë për media pas takimit me ministren e Financave Hykmete Bajrami, kryetari Azemi theksoi se pikë e parë e diskutimit ka qenë keqpërdorimet e pagave të punëtorëve.

“40 për qind e mjeteve nuk kanë shkuar te punëtorët. Janë keqpërdorë nga kompanitë për pagat e para të punëtorëve”, u shpreh Azemi.

Ai tutje ka deklaruar se këto parregullsi janë adresuar në prokurori. Ai theksoi se ka kërkuar nga ministrja Bajrami që të mos ndodhin keqpërdorime të tilla edhe në ‘rundin’ e dytë të pagave.

Azemi në fund ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë rishikimin e buxhetit për zhbllokimin e pakos emergjente fiskale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka mohuar se burim…