
Ahmeti thotë se sot në Prishtinë nuk ka vdekur asnjë person nga Covidi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se sot në kryeqytet nuk ka vdekur asnjë person i cili është i infektuar nga Covid-19.
Pavarësisht kësaj, Ahmeti ka shkuar në llogarinë e vet në “Facebook” se masat anti-Covid janë të gabuara.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga Covidi!
Prizreni 29 raste e 3 vdekje!
A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo. Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që s’kanë kuptim.
Në pesë ditët e fundit numrat e të infektuarve kanë qenë:
25 nëntor – 704
26 nëntor – 775
27 nëntor – 764
28 nëntor – 639
29 nëntor – 626
Në fillim krijohet bindja se është në rënie.
Por në qoftë se e shikojmë si përqindje e testit storia është tjetër:
25 nëntor – 704/1651 42.6 për qind
26 nëntor – 775/1903 40.7 për qind
27 nëntor – 764/1827 41.8 për qind
28 nëntor – 639/1565 40.8 për qind
29 nëntor – 626/1505 41.5 për qind
Pra 40 për qind pozitivë është tepër-tepër shifër e lartë. Dhe nuk po bie.
Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt.
Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndërsa ata sillen pa restrikcione dhe qytetarët mendojnë se janë të sigurt.