Ahmeti viziton lokalet në Prishtinë: Gastronomia, një nga sektorët më të dëmtuar

21 maj 2020 | 16:42

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me inspektorët dhe Policinë e Kosovës kontrolluan sot lokalet, për të parë nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.

Ahmeti ka thënë se gastronomia, është një nga sektorët më të dëmtuar gjatë kohës së pandemisë.

“Në këtë fazë të dytë të lehtësimit të masave, kanë të drejtë të shërbejnë ‘merre me vete’, por jo edhe të shërbejnë nëpër tavolina. Pronarët, menaxherët e punëtorët janë të vetëdijshëm se sa më të kujdesshëm tregohen tash, aq më herët mund të kthehemi në normaliteti”.

“Falënderojmë gastronomët e Prishtinës për bashkëpunim të jashtëzakonshëm në këtë periudhë. Urojmë që sa më shpejt ta kalojmë bashkë këtë sfidë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka urdhëruar…