“Ai është më i miri që kam puthur në ekran”, Jennifer Lopez flet për kiminë me Brett Goldstein në filmin e ri

20 prill 2026 | 11:23

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka zbuluar se partneri i saj në filmin romantik Office Romance, aktori Brett Goldstein, është personi që puth më mirë në ekran nga të gjithë kolegët e saj.

Ajo tregoi se nuk iu desh të bënte audicion për rolin, pasi skenari ishte shkruar posaçërisht për të nga Goldstein dhe bashkëkrijuesi i Ted Lasso, Joe Kelly.

Sipas Lopez, producentët i kishin thënë se filmi nuk do të realizohej nëse ajo nuk pranonte rolin, shkruan DailyMail.

Në komedinë romantike, e drejtuar nga Ol Parker, personazhet e tyre bien në dashuri pavarësisht rregullave të rrepta në vendin e punës, ndërsa kimia mes tyre pritet të jetë një nga elementet kryesore të historisë. Filmi pritet të dalë premierë më 5 qershor në Netflix.

Lopez e bëri komentin gjatë një interviste, duke e quajtur Goldstein personin e saj të preferuar për t’u puthur në ekran.

Nga ana tjetër, aktori ka shprehur më herët admirimin për të, duke lavdëruar performancën e saj në filmin Hustlers.

Raportime të fundit nga mediet kanë sugjeruar se dy aktorët janë afruar shumë gjatë xhirimeve, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë lidhje romantike jashtë ekranit.

Ndërkohë, Lopez vazhdon të punojë në projekte të reja filmike, duke synuar një rikthim të fortë pas disa projekteve që nuk patën sukses të madh në arkë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BE-ja do të ngrijë paratë e destinuara për Serbinë, sepse…