Ajaxi fiton titullin e 36-të në histori

11 maj 2022 | 23:16

Ajaxi i Amsterdamit kampion i Holandës për herë të 36-të në histori. “Harkëtarët” siguruan titullin në javën e parafundit të Eredivisies falë suksesit të thellë 5-0 përballë Heerenveenit në “Johan Cruiyff Arena”, në ndeshjen e parafundit në stol të trajnerin Erik ten Hag, që nga sezoni i ardhshëm do të drejtojë Manchester United.

Tagliafico zhbllokoi shifrat në minutën e 19-të, pas topit të marrë nga Tadic. Në të 33-të thelloi epërsinë Berghuis , ndërkohë që 5 minuta më vonë shënoi të tretin Haller, që shkon në kuotën e 21 finalizimeve në krye të renditjes së golashënuesve më të të mirë të Eredivisies.

Në fundin e takimit e gjetën golin edhe Brobbey dhe Alvarez. Suksesi i Ajaxit e bëri të pavlefshëm fitoren 3-2 të PSV-së ndaj Nijmegen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 90-të minutave të para nuk ka pasur fitues ndërmjet…