Shkon në vazhdime finalja Juventus – Inter

11 maj 2022 | 22:57

Gjatë 90-të minutave të para nuk ka pasur fitues ndërmjet Juventus-Inter.

Sfida në kohën e rregullt ka mbaruar me rezultatin 2-2, ku duket qartë nga rezultati që është një sfidë spektakolare.

Të parët shënuan zikaltërit në minutën e shtatë me një super gol nga Barella duke e mbyllur kështu rezultatin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Juventus tregohet më konkrete duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë.

Alex Sandro dhe Vlahovic përmbysin rezultatin. Dukej gjithçka e mbyllur edhe pse Interi po rrezikonte shumë, kur nga fundi i kohës së rregullt zikaltërit fitojnë një penallti e cila ekzekutohet në mënyrë perfekte nga Calhanoglu. Ndeshja shkon në shtesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me…