Ajsel Grezda konfirmon ndarjen nga futbollisti Eros Grezda

15 prill 2024 | 11:28

Ajsel Grezda, e ka konfirmuar për herë të parë ndarjen nga futbollisti Eros Grezda, çifti që kanë edhe një djalë bashkë.

Këtë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në ‘InstaStory’ kur u pyet nga një përdorur anonim.

Ajsel Grezda konfirmon ndarjen nga futbollisti Eros Grezda

“E marr shumë shpesh këtë pyetje dhe sot po vendos t’i përgjigjem. Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë. Mua dhe Erosin na lidh vetëm djali ynë, Kian”, është përgjigjur Ajsel.

“Ky është një vendim i ndërmarrë për të mirën e djalit”, ka theksuar ajo mes tjerash.

Ajsel dhe Eros Grezda, ndryshe kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar në shtypin rozë.

Për herë të parë, ajo konfirmoi ndarjen nga futbollisti i kombëtares së Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tahir Batatina ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Favorit”, ndërsa…