AKB-ja për rrafshin e Dukagjinit, i jep mirënjohje drejtorit të Qendrës për Punë në Gjakovë, Kujtim Dulës

23 shkurt 2024 | 13:24

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve për rrafshin e Dukagjinit, Argjend Fetahu i shoqëruar nga shefi i kabinetet, Avdi Lala në emër të Aleancës Kosovare të Biznesit, dega në Gjakovë, i kanë ndarë mirënjohje Kujtim Dulës, drejtor i Qendrës për Punësim, në komunën e Gjakovës, për kontributin dhe përkrahjen maksimale për bizneset e komunës së Gjakovës. Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e AKB-së, për rrafshin e Dukagjinit.

“Mirënjohja është më e pakta që mund të bëjmë për ata që me punën dhe kontributin e tyre i kanë dhënë dhe i japin shumë komunitetit të bizneseve, e aq më shumë prodhuesve vendor. I tillë është edhe z.Kujtim Dula, Drejtor i qendrës për punësim, në komunën e Gjakovës”, është shkruar ndër tjera në njoftimin e AKB-së, për rrafshin e Dukagjinit.

Njoftimi i plotë:

Mirënjohja është më e pakta që mund të bëjmë për ata që me punën dhe kontributin e tyre i kanë dhënë dhe i japin shumë komunitetit të bizneseve, e aq më shumë prodhuesve vendor.

I tillë është edhe z.Kujtim Dula, Drejtor i qendrës për punësim, në komunën e Gjakovës.

Kryetari z.Fetahu e falënderoi përzemërsisht drejtorin z.Dula për përkrahje maksimale për bizneset e komunës së Gjakovës që kjo zyrë në krye me drejtorin z.Dula ka dhënë, dhe u dakorduan për vitin 2024 që bashkëpunimi të jetë ende më i ngushtë në përkrahje, lobim, avokim, ulje të papunësisë, projekte dhe zhvillim sa më të qëndrueshëm ekonomik për regjionin e Gjakovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden,…