Akis Vavalis: Jam i lumtur që jam këtu, dua titullin me Dritën

24 prill 2023 | 14:53

Një ditë pasi u bë zyrtare angazhimi i Akis Vavalis në krye të shtabit teknik në skuadrën e Dritës, sot tekniku grek ka folur si trajner i skuadrës nga Gjilani.

Ai ka thënë se ndihet i lumtur dhe i emocionuar që është në një klub si Drita, derisa nuk ka ngurruar për të treguar se synim i tij të fitojë titullin e kampionit në Superligë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu të Drita, jam i emocionuar për një përvojë të re. Të jem këtu është kënaqësi, synimi është të avancojmë dhe ta fitojë titullin. Kam pasur një ide dhe e kam përcjellë kampionatin gradualisht dhe jam i lumtur që jam këtu. Arsyeja kryesore pse jam unë këtu është për shkak se dua të bëhem kampion me Dritën, ne duhet të kemi rezultate, nëse nuk kemi shkojmë në shtëpi, kjo është puna e një trajneri”, ka thënë Vavalis.

Ky i fundit ka treguar se i ka shikuar dhjetë ndeshjet e fundit të Dritës dhe se shprehet i lumtur që do t’i stërvitë këta futbollistë. “10 ndeshjet e fundit të Dritës e kam shikuar edhe ndeshjen e fundit. Çdo ditë mundesh me pa gjëra negative dhe pozitive, në këto momente jam i lumtur që do i stërvitë këta futbollistë. Së pari nuk dua të mendoj për pozitën e dytë  për gjashtë ndeshjet nuk mund të ndryshoj, kam nënshkruar një kontratë që në mendjen time të jap 200 për qind nga vetja dhe stafi për ta bërë Dritën kampion. Kemi raste, nuk është koha e duhur ta komentojmë por ta gjejmë një zgjedhje që ta bëjmë Dritën kampion. Në skenarin më të keq kjo do të na motivojë për të dalë kampion në sezonin tjetër”, ka shtuar Vavalis.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, është duke…