AKK-ja dhe policia me marrëveshje për kontrolle të paparalajmëruara

28 shkurt 2020 | 10:44

Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë nënshkruar të premten një memorandum bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, me qëllim të intensifikimit të koordinimit mes palëve në adresimin e shkeljeve të mundshme të konkurrencës.

Ky dokument parasheh bashkëpunimin në mes të palëve në fusha të ndryshme, përfshirë këtu shkëmbimin e informacionit, bashkërendimin e aktiviteteve, trajnimin dhe vetëdijesimin, e të tjera.

Një nga pikat kryesore të këtij memorandumi ka të bëjë me bashkëpunimin për kryerjen e kontrolleve të paparalajmëruara (apo siç njihet gjerësisht në gjuhën angleze si “dawnraids”) tek subjektet e dyshuara për shkelje të konkurrencës.

Kjo nënkupton që zyrtarët e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, kërkojnë një autorizim nga gjykata kompetente për të hyrë pa paralajmërim ose leje të veçantë në selinë dhe pronat e subjekteve të dyshuara, si dhe mund të kërkojnë asistencë nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në raste specifike.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 33 ushtarë turq janë  vrarë të enjten nga…