AKP-ja miraton listën për shitjen e 44 aseteve

31 korrik 2018 | 11:03

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mbajtur mbledhjen e rregullt (më 25 korrik) në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar listën e valës së shitjes së aseteve me likuidim 41, valë kjo që përfshin 44 asete atraktive në Kosovë.

Po ashtu Bordi i AKP-së ka miratuar edhe udhëzuesin e brendshëm për procedurat e parcelizimit të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, procedurë kjo tejet e rëndësishme gjatë përgatitjes së këtyre parcelave për procesin e shitjes me privatizim/likuidim si dhe rastet tjera të transformimit të pronësisë të paraparë me Ligjin e AKP-së.

“Gjatë kësaj mbledhjeje Bordi aprovoi disa qiradhënie të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në administrim direkt dhe atyre në likuidim. Në këtë mbledhje po ashtu u aprovua shpërndarja e mjeteve për kreditorët të NSH-ve në likuidim: GJI058 Fabrika e Baterive, PRZ004 Sillos dhe PRZ014 Ballkan në shumën prej 1,496,135.45 €. Bordi po ashtu është njoftuar që 17 Raportet përfundimtare të NSH-ve në likuidim do të dërgohen në DhPGjS dhe pas vendimit të Dhomës likuidimi i atyre ndërmarrjeve do të marr fund. Bordi po ashtu aprovoi raportin me gjithsejtë 14 raste të komisionit për shitjen e banesave në pronësi shoqërore”, është bërë me dije në njoftimin e AKP-së.

AKP-ja ka njoftuar se me kohë do të njoftojë palët për vendimet e marra në mbledhjen e Bordit, ndërkaq mbledhja e radhës do të mbahet më 30 gusht.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është shndërruar në një…