AKP-ja shpall rezultatet e shitjes së aseteve përmes likuidimit nr. 59

05 tetor 2022 | 15:25

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve përmes likuidimit nr. 59 përmes tenderit publik shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 31 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 36 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 969 mijë e 696 euro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të medieve, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm.

Rezultatet e ofertave mund të gjinden në linkun: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,106

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erik ten Hag është rikthyer të flasë për Cristiano Ronaldon…