Aksident hekurudhor me fatalitet në Klinë (foto)

09 mars 2024 | 20:50

Kanë vdekur dy persona, të cilët u lënduan këtë të shtunë në një aksident, kur treni i udhëtarëve ka goditur një kombibus, në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë.

“Aksident hekurudhor me fatalitet në fshatin Shëngjin të Klinës. Ekipa e KHAIA-së është në vendin e ngjarjes dhe po merret me ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, ka njoftuar në “Facebook” kryesuesi i KHAIA-s, Mirsim Beqiri.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitoren e 17-të radhazi në Prince Caffe…