Aksident i frikshëm i Marquezit (video)

04 tetor 2019 | 23:42

Një fitore në këtë Çmim të Madh të Tajlandës, mund t’i sigurojë Marc Marquezit titullin kampion bote në Moto GP, por ajo nuk ka nisur aspak në mënyrën më të mirë të mundshme.

Piloti spanjoll, favorit për t’u ringjitur në fronin e MotoGP, vuajti një aksident fluturues në sesionin e parë të provave të lira. Marquez humbi kontrollin e motorit në kthesën e shtatë duke u përplasur dhunshëm me asfaltin, vetëm pak minuta pasi kampioni spanjoll ishte rikthyer në pistë me goma të buta.

Motori Honda u dëmtua shumë ndërsa piloti iberik mbeti përtokë mes dhimbjeve, para se të çohej me vështirësi për t’u transportuar në spital. Gjithsesi, ai u ngrit të ecte vetë me këmbët e tij, dhe për fat të mirë analizat pas aksidentit nuk treguan asgjë të rëndë për Marquez, dhe ai do të ketë leje për të garuar për sfidën e së dielës.

Marquez' monster crash in FP1!

Watch Marc Márquez' frighteningly violent FP1 highside from the circuit security cameras! ?It's a miracle he was able to ride in FP2 just hours later!!! ?#ThaiGP ??

Gepostet von MotoGP am Freitag, 4. Oktober 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në…