Aksident i rëndë në Carralevë të Shtimës

04 nëntor 2023 | 20:14

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjën e sontme në Carralevë të komunës së Shtimës.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit.

Në aksident, një automjet kombi është përplasur me një veturë me targa gjermane.

Kjo e fundit ka përfunduar e rrotulluar dhe jashtë rrugës, raporton Indeksonline.

lg.php.gifDeri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Atalantas…