Interi fiton ndaj Atalantës

04 nëntor 2023 | 20:06

Interi ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Atalantas me rezultat 1:2, në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Calhanoglu kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 40-të, kur realizoi nga penalltia.

Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë e zikaltërve në minutën e 57-të.

Scamacca ngushtoi epërsinë në minutën e 61-të, por kjo ishte krejt çfarë bënë vendasit.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e parë në tabelë, pesë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Atalanta në anën tjetër mbetet e pesta në renditjen tabelare me 19 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden është presidenti i përballur me shumë kriza…