Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni del në korsinë e kundërt, humbin jetën dy gra

04 maj 2024 | 14:13

Në Ansbach të Gjermanisë kanë humbur jetën dy gra pasi kamioni 40 tonësh devijoi nga rruga dhe doli në korsinë e kundërt, duke e përplasur veturën e tyre.

Shoferja e veturës të tipit Polo, 29 vjeçare dhe pasagjerja 33 vjeçare vdiqën nga ky aksident derisa, drejtuesi i kamionit 57 vjeç ka pësuar lëndime të rënda, raporton Bild, përcjell Klankosova.tv

Në aksident janë përfshirë edhe dy makina të tjera.

Nga Policia gjermane kanë bërë të ditur se ende është e paqartë se pse kamioni devijoi nga rruga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se…