 
                    Aksident me fatalitet në Shkodër
                19 tetor 2018
                |  12:00
            
        Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në fshatin Gur i Zi në Shkodër.
Një 70-vjeçar me inicialet N.Rr. ka humbur jetën në spital pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e aksidentit.
Ai po udhëtonte me motor kur është përplasur nga një makinë.
Policia është duke i hetuar shkaqet e aksidentit. (TCh)
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        