Kryediplomati turk: Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri

19 tetor 2018 | 11:57

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka pritur në takim homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu.

Pas takimit, dy ministrat kanë dalë në një konferencë të përbashkët për medie, ku Çavusoglu ka premtuar ndërtimin e disa shkollave në Shqipëri.

“Do të ndërtojmë shkolla të reja në Shqipëri për të ngritur nivelin e arsimit. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria, por dhe nga rajoni”, ka thënë ai, duke shtuar se marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Turqi po zhvillohen çdo ditë.

Gjatë kësaj konference, kryediplomati turk kërkuar nga Shqipëria që t’i largojë “terroristët turq”, që, sipas tij, kanë hyrë nëpër institucionet shqiptare.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ministri turk do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën,…