Aksident mes tri veturave në Çagllavicë, lëndohen pesë persona

10 shkurt 2024 | 21:56

Sot rreth orës 20:00, një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Çagllavicë, ku si pasojë pesë persona janë lënduar.

Rasti ëdhtë konfirmuar nga zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Zvicër ka mbajtur mbledhjen…