Aksident në autostradë, vdes një person

08 janar 2021 | 13:30

Një person ka vdekur sot në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot rreth orës 10.55h ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani për “Express”.

Për shkak të kushteve atmosferike policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim gjeti se vaksina e krijuar nga kompanitë Pfizer…