Aksident në mes të një veture dhe kamioni në magjistralen Pejë – Prishtinë

23 janar 2024 | 18:48

Nga një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan, në magjistralen Pejë – Prishtinë, ka pësuar lëndime trupore një person, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Në fshatin Leshan, i cili ndodhet në magjistralen Pejë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:27 kemi pranuar informatën për një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, është…