Aksident trafiku me fatalitet në Ferizaj

08 korrik 2018 | 19:38

Një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, pas lëndimeve të rënda trupore të marra në një aksident trafiku.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 14:30 në hyrje të Shtimes.

Siç raporton policia, një vozitëse ka goditur nga pakujdesia këmbësoren, L.V., 43 vjeçare e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Ajo ishte dërguar fillimisht në ambulancën në Shtime dhe më pas me urgjencë në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i vendit, Hashim…