Aksidentohet ish-futbollisti i Liverpool me të bijën 19-vjeçare

08 prill 2020 | 23:44

John Arne Riise, ish-futbollisti i Romës dhe Liverpool, sot 39 vjeç, është shtruar në spital bashkë te bijën e tij Ariana, 19 vjeç, pas një aksidenti të pësuar në qytetin e Alesundit, në Norvegji.

Ai që ka rrëfyer ngjarjen është gazetari Erland Bakke, për “Dagbladet”: “Ishte duke çuar vajzën në shtëpi dhe përpara se të mbërrinte diçka e bëri që të frenonte papritur dhe ta nxirrte makinën jashtë rruge”.

Megjithatë, të dy janë jashtë rrezikut për jetën dhe pak më mirë, edhe pse të tronditur. Policia ëshë duke hetuar mbi pistat e mundshme që kanë shkaktuar këtë aksident që mund t’I merrte jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
COVID-19 ka shkaktuar telashe të mëdha në futboll. Pandemia e…