Aksidentohet ish-kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa

29 janar 2018 | 23:15

Sonte rreth orës 20:30, ne dalje të fshatit Rahovicë te Ferizajt ndodhi nje aksident komunikacioni, me ç’rast u lënduan dy persona.

Mësohet se njëri ndër të lënduarit është ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili pësoi lëndim të krahut, pas ndeshjes së automjetit të tij me një kamionetë.

Zëdhënësi i policisë rajonale, togeri Agim Gashi, bëri të ditur se qytetarët që u lënduan në këtë aksident po trajtohen në emergjencën e Ferizajt, ndërkaq fatkeqësia ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së automjetit, transmeton Televizioni Tema.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, është kërcënuar pasi që…