Aksion kundër taksive ilegal që qarkullojnë në relacionet Podujevë – Prishtinë

04 janar 2023 | 13:00

Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë me asistim edhe të policisë është duke zhvilluar aksion kundër taksive ilegal që qarkullojnë në relacionet Podujevë – Prishtinë.

Gjatë kësaj kohe kur fluksi i mërgimtarëve në trafik është i madh, taksitë ilegal me vendparkimet e tyre po shkaktojnë telashe të shumta në mbarëvajtjen e komunikacionit, ata gjithashtu po paraqesin rrezik potencial edhe për udhëtarët që i përdorin për qarkullim.

Drejtoria e Inspeksionit ka njoftuar se do të vazhdojë edhe ditëve në vijim me aksione të tilla edhe në pikat tjera, me qëllim të zhbllokimit të rrugëve, trotuareve dhe respektimit të rregullave të qarkullimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 1 janari i këtij viti stikersat e lëshuara nga…