Aksion për klimën, marshime në 150 vende të botës

20 shtator 2019 | 15:46

Miliona njerëz i janë bashkuar demonstrimeve që kërkojnë aksion për ndryshimet klimaterike, në dhjetëra qytete të botës, përfshirë Londrën, Nju Jorkun, San Franciskon dhe Siatëllin.

Australia, ishte e para që nisi manifestimin, mëngjesin e të premtes, me organizatorët që thanë se rreth 300 mijë nxënës kishin bojkotuar mësimin për t`u bashkuar protestës në Melburn, Sidnei dhe qytete të tjera të vendit.

Shumë grupe janë përfshirë në organizimin e protestave, përfshirë nxënësit e shkollave, sindikatat, grupet ambientaliste dhe punonjësit e kompanive të mëdha teknologjike si “Amazone” dhe “Google” dhe kërkesat e tyre janë të ngjashme; reduktimi i përdorimit të karburanteve fosile në përpjekje për të ndaluar ndryshimet e klimës.

Kriza e klimës është një emergjencë, ne duam që të gjithë të fillojnë të punojnë , kanë thanë organizatorët në një faqe interneti dedikuar protestave të së premtes, duke shtuar se lëvizja do të mbahej në më shumë se 150 vende.

Demonstrimet do të koinçidojnë me samitin e të hënës në kombet e bashkuara për klimën, ku sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se do të shohë qeveritë dhe bizneset të premtojnë se do të braktisin karburantet fosile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, pas shumë spekulimeve gjatë afatit kalimtar…