Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se prodhonte dokumente të falsifikuara udhëtimi

27 tetor 2022 | 15:55

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj F.K për kontrabandim me emigrantë dhe mbajtje në pronësi të armëve.

Prokuroria ka njoftuar se i pandehuri gjatë vitit 2020 dhe 2021 “me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me emigrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka  vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me emigrantë”.

Komunikata e plotë e prokurorisë:

Aktakuzë për kontrabandim me emigrantë dhe mbajtje në pronësi të armëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër të pandehurit me inicialet F.K.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.K., gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, prodhon, furnizon, siguron ose posedon dokumente të rrejshme të udhëtimit ose të identifikimit me qëllim të kontrabandimit me emigrantëve, ashtu që për përftimin e shumave të ndryshme prej 100 – 200 euro për një dokument, si dhe ka  vendosur aparaturat me të cilat ka bërë prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaportë, letërnjoftim, patentë shofer si dhe dokumentacione tjera, të gjitha këto të vendeve të ndryshme, siç janë të Kroacisë dhe të Italisë, dokument këto të rrejshëm të udhëtimit ose të identifikimit, por me qëllim ishte kontrabandimi me emigrantë.

Me këto veprime i akuzuari F.K., ka kryer veprat penale “Kontrabandim me emigrantë” nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Po ashtu, ndaj të pandehurit F.K., është  vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se në punëtorinë e tij , (laborator) në lagjen “Tophane”, në Prishtinë, ka poseduar një revole ECOL special 99 Cal 9mm, me karikator dhe 2 (dy) fishekë, pa lejen nga organi kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët.

Me këto veprime i akuzuari F.K., ka  kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Igli Tare është në rolin e drejtorit sportiv të Lazios…