Aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

05 maj 2023 | 15:41

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e tre personave më 26 nëntor 2021 në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Në një konferencë për media, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka njoftuar të premten se pas hetimeve prej një viti e gjysmë, kanë ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë kundër Kastriot Mehmetajt dhe Kreshnik Mehmetajt.

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj Halil Mehmetaj për shtytje në këtë vepër penale.

Prokurorja Gashi ka dhënë edhe detaje të tjera nga hetimi i vrasjeve dhe foli edhe për motivin e mundshëm.

“Nuk ka indikacione për një sulm terrorist. Kemi të bëjmë me një ekzekutues, me shumë gjasë të maskuar. Target i sulmit ishte shoferi i autobusit”, ka thënë ajo, duke shtuar se sulmi ishte mirë i planifikuar.

Vrasja e tre personave kishte ndodhur pas një sulmi të armatosur ndaj një autobusi që po bartte edhe nxënës në Gllogjan.

Të vrarë mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj solidarizimit…