Berisha: Vrasja e fëmijëve serbë për keqardhje, por ndezja e qirinjve në Prishtinë është e tepërt

05 maj 2023 | 15:38

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj solidarizimit që shoqëria kosovare po bën ndaj rasteve të vrasjes masive në Serbi.

Ai ka thënë se vrasje e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm është për keqardhje, por nuk është pajtuar me solidarizimin e Kosovës më këtë rast.

Berisha në “Facebok”, ka shkruar se ndezja e qirinjve mbrëmë në Prishtinë ka qenë veprim i tepërt.

“Duke u shitur para opinionit më katolik se Papa siç thotë një shprehje, ne po tregohemi se kemi memorje të shkurtër kolektive si dhe servilitet ekstrem. Vërtet është për keqardhje vrasja e fëmijëve në Beograd dhe nuk besoj se një njeri normal mund të kënaqet me këtë ngjarje, mirëpo mu e çuar i madh e i vogël, pushtetar e opozitar me vajtuar këtë gjë, dhe me dhezën edhe qirinj në Prishtinë gjë të cilën as vetë serbët se kanë bërë nëpër Serbi, mos është pakë si tepër”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ka mjaftuar që një zyrtar institucional të shpreh ngushëllime për këto raste.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala së…