Përurimi i shtatores së Fahri Fazliut, Shala: E kemi obligim t’i nderojmë dëshmorët dhe heronjtë e kombit

05 maj 2023 | 15:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala së bashku me bashkëshorten e tij, Sala Berisha – Shala, ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së heroit të kombit, Fahri Fazliut.

Me këtë rast, Shala ka thënë se kanë obligim moral dhe kombëtar që t’i nderojnë dhe kujtojnë dëshmorët dhe heronjtë e kombit.

“Sot është dita e Dëshmorëve të Kombit, dhe këtë ditë e kemi obligim moral e kombëtar ta shënojmë e kujtojmë me dinjitet dhe përgjegjësi, sepse dëshmorët na e dhanë mundësinë ta ruajmë kombin, shtetin dhe lirinë. E ne në shenjë respekti ndaj veprës së të gjithë dëshmorëve të kombit, e zbuluam shtatoren e heroit të kombit, Fahri Fazliu. Sot, qyteti i Obiliqit dhe tërë Kosova e madhështuan këtë ditë, me këtë shtatore të përjetësisë. Lavdi e përjetshme Fahri Fazliut dhe gjithë dëshmorëve e heronjve të kombit!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës…